Këshillim i paanshëm

Mbledhje e borxheve

Detyrimi për të vepruar dhe/apo mos vepruar

Zbrazje dhe lirim i paluajtshmërive

Riposedim dhe sekuestrim i pasurive të luajtshme

METAJ LAW garanton këshillimin e kreditorit mbi pasojat juridike të veprimeve procedurale që nga inicimi i procedurës përmbarimore dhe informimin e vazhdueshëm mbi veprimet e ndërmarra në funksion të kryerjës së përmbarimit.

Shërbimet e ofruara:

  • ● Prokurimi i të dhënave për pasurinë e debitorit
  • ● Prokurimi i të dhënave nga organi kompetent për identitetin dhe adresën e debitorit
  • ● Prokurimi i ekstraktit nga regjistri publik, të certifikatës ose kopjes nga gjykata apo organi tjetër
  • ● Dërgimi i shkresave të cilat dalin në kuadër të punës së përmbaruesit privat
  • ● Dorëzimi i shkresave gjyqësore dhe shkresave të organeve të tjera administrative dhe të institucioneve publike
  • ● Përpilimi i propozimit për zbatimin e përmbarimit dhe të propozimeve tjera, urdhrit për përmbarim dhe konkluzionit
  • ● Përpilimi i kërkesave; Përpilimi i procesverbaleve; shënimeve zyrtare;
  • ● Përpilimi i përgjigjjes në kundërshtim
  • ● Pjesëmarrja në shitjen publike dhe ndërmarrja e veprimeve të zbatimit të përmbarimit jashtë zyrës
  • ● Shikimi i sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme
  • ● Pjesëmarrja në seancën gjyqësore lidhur me kërkesën për evitimin e parregullsive nëse kërkesa është refuzuar
  • ● Lëshimi i vërtetimeve dhe certifikatave nga lënda në të cilën vepron përmbaruesi privat
  • ● Zbatimi i veprimeve përmbarimore të parapara në ligjin për procedurën përmbarimore
  • ● Inventarizimi i sendeve të luajtshme
  • ● Ruajtja e sendeve me vlerë të invertariuzara por që janë të përshtatshme për këtë qëllim
  • ● Shitja e sendeve të sekuestruara në mënyrat e parapara ligjore

    • Kush i paguan shpenzimet e procedurës përmbarimore?
      Shpenzimet e procedurës lidhur me caktimin dhe kryerjën e veprimeve përmbarimore, paraprakisht bien barrë e propozuesit të përmbarimit, respektivisht të kreditorit, për t’iu rimbursuar këtij të fundit nga ana e debitorit.



PROFILI

Hyrja në fuçi e ligjit për procedurën përmbarimore nr. 04/L-139 në Republikën e Kosovës, ka për qëllim zbatimin e drejtë dhe të pavonuar të procedurës përmbarimore, andaj, njëheri i ka hapur rrugë shoqërisë sonë që përmes përmbaruesit privat të ofrojë eficiencë dhe shpejtësi në zbatimin e veprimve në procedurën e përmbarimit.

Çka është përmbaruesi privat?!
Përmbaruesi privat është person fizik me autorizime publike, i emëruar nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës për zbatimin të veprimeve përmbarimore sipas ligjit për procedurën përmbarimore.
Përmbaruesi privat ushtron funksionin e tij në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, pa kufizim kompetencash territoriale sipas gjykatave Themelore të komunave respektive. Përmbaruesi privat e ka për detyrim që me profesionizëm dhe korrektësi të zbatojë ligjin, por gjithmonë duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e të gjitha palëve në procedurë.

Si inicohet procedura përmbarimore?!
Procedura përmbarimore mundë të inicohet me propozim të kreditorit kundrejt debitorit dhe/apo debitorëve me qëllim të ekzekutimit të së drejtës së tij, ndërsa caktohet dhe zbatohet nga përmbaruesi privat vetëm në bazë të Dokumentit Përmbarues (Titulli Ekzekutiv) dhe Dokumentit të Besueshëm. Kreditori mundë të jetë person fizik apo subjekt juridik i themeluar sipas ligjit mbi shoqërite tregtare, sikundër që edhe debitor-i/ët mundë të jetë person fizik, juridik dhe/apo publik.

Çka konsiderohet Dokument Përmbarues në bazë të Titullit Ekzekutiv?
Në bazë të ligjit për procedurën përmbarimore, dokument epërmbaruese me titull ekzekutiv janë:

  • ● Vendimi përmbarues i gjykatës dhe ujdia (pajtimi gjyqësor).
  • ● Vendimi përmbarues i dhënë në procedurë administrative dhe aktpajtimi.
  • ● Dokumenti noterial i përmbarueshëm në pajtim me ligjin për noterinë.
  • ● Marrëveshja e lidhur në procedurën e ndërmjetësimit në pajtim me ligjin për ndërmjetësimin pas aprovimit të Gjykatës.
  • ● Aktvendimet, aktet dhe memorandumet për ujditë gjyqësore të Gjykatave të huaja si dhe vendimet e Gjykatave të huaja të arbitrazhit dhe ujditë e arritura para Gjykatave të tilla në raste të arbitrazhit e të cilat janë pranuar për përmbarim brenda territorit të Republikës së Kosovës.
  • ● Vendimet dhe Marrëveshjet përmbaruese të arbitrazhit në Republikën e Kosovës të shpallura të përmbarueshme nga Gjykata.
  • ● Kontrata për Hipotekën e regjistruar në regjistrin publik sipas ligjit.
  • ● Vendimi Gjyqësor i vërtetuar si urdhër përmbarues evropian.
  • ● Dokumenti apo akti tjetër që me ligj është quajtur dokument përmbarues.

    • Çka konsiderohet Dokument i Besueshëm?
      Përmbarimi me qëllim të realizimit të kërkesës në të holla, caktohet edhe në bazë të dokumentit të besueshëm e të cilët janë:
      • ● Kambialet dhe çeçet me faturë kthyese.
      • ● Ekstraktet e verifikuara nga librat afariste për pagesat e shërbimeve komunale të furnizimit me ujë, energji elektrike dhe bartjen e mbeturinave.
      • ● Faturat.
      • ● Dokumentet që sipas dispozitave ligjore të posaçme, e kanë rëndësinë e dokumenteve publike.


        • Çka duhet të përmbajë propozimi për përmbarim?
          Propozimi për përmbarim duhet ta përmbajë kërkesën për përmbarim në të cilën do të tregohet dokumenti përmbarimor origjinal apo kopje e vërtetuar, apo dokumenti i besueshëm në bazë të cilit kërkohet përmbarimi, kërkuesi i përmbarimit dhe debitori, adresa e vendbanimit – vendqëndrimit apo selisë afariste të kreditorit dhe të debitorit, kredia që kërkohet të realizohet, si dhe mjeti nëpërmjet cilit duhet kryer përmbarimi, objekti i përmbarimit po qe se është i njohur, si dhe të dhënat e tjera që janë të nevojshme për zbatimin e përmbarimit.


Lidhje të Dobishme: Ministria e Drejtësisë | Ministria e Tregtisë dhe Industrisë | Administrata Tatimore e Kosovës | Gjykata Themelore Prishtinë