Kush është METAJ LAW dhe çfarë ofron ?

Shoqeria Përmbarimore Metaj Law sh.p.k. është një shoqëri e themeluar në bazë të ligjit për shoqërite tregtare të Kosovës, me seli në Prishtinë, e konsoliduar me qëllim të ushtrimit dhe zbatimit të ligjit brenda veprimtarisë kryesore të saj, atë të përmbarimit sipas ligjit për Procedurën Permbarmiore nr. 04/L-139 dhe ligjeve të tjera respektive te cilat ndikohen nga ky veprim.

Metaj LAW, sa i përket ushtrimit dhe zbatimit të përmbarimit, është themeluar dhe konsoliduar në Dhjetor të vitit 2014 nga përmbaruesja private Rezarta Metaj, ndërsa nga viti 2017, shoqërisë sonë i bashkohet edhe një tjetër përmbarues privat – Kushtrim Metaj, të dy të emëruar në territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës.

Para themelimit te shoqerise permbarimore, Metaj Law ka operuar si zyre avokatie e administruar nga avokate me pervoje mbi 30 vjecare ne jurisprudence, andaj njohurite dhe pervoja e gjate ne fusha te ndryshme te ligjit, te trasheguara tek administratoret e Shoqerise Permbarimore Metaj Law, konsiderohen nje nga avantazhet me te medha te Shoqerise Permbarimore Metaj Law

Metaj Law administrohet dhe zhvillohet çdo ditë e më tepër nga përmbarues dhe profesionist me bagazh të respektueshëm profesional dhe etik, në frymën e trashëgimisë së pasur nga fusha e jursiprudencës.

Qëllim i kompanisë sonë vazhdon të mbetet vetëdijesimi i të gjithë neve, se zbatimi i ligjit në procedurën përmbarimore paraqet përmbushjën e detyrueshme të obligimeve tona, të vullnetit të palëve kontraktuese dhe detyrimin për respektim të vendimeve gjyqësore.

Suksesi i jonë i deritashëm ka krijuar dhe vazhdon ta forcojë besimin e palëve në procedurë se zbatimi i ligjit është obligues për të gjithë, andaj rritja e klientelës sonë, çdo ditë e më tepër e konfirmon se shoqëria jonë së bashku me palët e tjera, pa dalluar kreditorin dhe/apo debitorin, është bashkë-promotor në arritjën e këtij qëllimi.

Korrektesia, përvoja dhe profesionalizmi i permbaruesve të Metaj Law është garantues për klientët tanë se problemet e pazgjidhura të tyre do të trajtohen individualisht dhe në mënyrë profesionale.



PËRMBARUESIT PRIVAT

member

Rezarta Metaj
L.L.M.

Përmbaruese Private

member

Kushtrim Metaj

Partner & Përmbarues Privat